Golden Stejt në krizë të rezultateve, vjen disfata e katërt radhazi

Duket se ekipi i Golden Stejt ka hyrë në krizë, duke pësuar humbjen e katërt radhazi në NBA. Skuadra e Uarriorsave u mund 113-105 nga Feniksi, sfidë ku u dallua Devin Buker me 27 pikë. Pa probleme fiton ekipi i Milluokit, që mundi 124-114 Uashingtonin, duke ngjitur shkallët në renditje. Antetokounmpo ishte protagonist në fushë me një “triple double”, duke realizuar 42 pikë, 12 kërcime dhe 11 asiste.

Pa probleme fiton Dallasi, që falë 30 pikëve të Kajri Irvingut, mundi 106-94 Juta Xhazin jashtë fushe.

Fiton edhe Filadelfia, që mundi 111-96 Detroit, ku diferencën në fushë e bëri Tyrese Maxy me 28 pikë.

NBA-Rezultatet

Sharlot – Atlanta, 104-107

Detroit – Filadelfia, 96-111

Milluoki – Uashington, 124-114

Feniks – Golden Stejt, 113-105

Juta Xhaz – Dallasi, 94-106

LEXO EDHE:

Back to top button