Situatë dramatike nga moti i keq në Greqi, përmbytje dhe dëmtime të rënda
Situatë dramatike nga moti i keq në Greqi, përmbytje dhe dëmtime të rënda
Moti i keq ka përfshirë ishullin Rodos në Greqi, me banesa të përmbytura dhe dëmtime të rënda në infrastrukturën rrugore.
Prej 12 orësh, reshjet e shiut nuk kanë ndaluar madje pritet që të vazhdojnë dhe ditën e sotme, 1 dhjetor.
Sipas mediave greke, dhjetëra persona kanë mbetur të bllokuar nga ujërat e vrullshme.
Gjithashtu, qeveria greke ka vendosur ndalim qarkullimin në ishull për shkak të rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në pjesën veriore të ishullit.
Deri në orët e vona të natës, Shërbimi Zjarrfikës në Rodos, ka marrë më shumë se 200 thirrje për ndihmë.