BE-ja për vendimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Drejtësi e pavarur, apelimi është i mundur

Bashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke theksuar se procedurat duhet të jenë të drejta, të paanshme dhe të pavarura.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se BE-ja e ka marrë shënim vendimin dhe se Dhomat e Specializuara veprojnë mbi parimin e përgjegjësisë individuale penale.

Ai theksoi se të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë para gjyqtarëve të pavarur të Apelit. BE-ja u bëri thirrje aktorëve në Kosovë dhe rajon të tregojnë përmbajtje, të mbrojnë viktimat dhe dëshmitarët, si dhe të shmangin frikën e hakmarrjen.

Edhe zëdhënësi për Zgjerim, Guillaume Mercier, duke iu referuar qëndrimit të komisioneres Marta Kos, deklaroi se Dhomat e Specializuara janë organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur, ndërsa aktgjykimet e tyre duhet të respektohen.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button