Deklaratë e fortë nga Christopher Hill për Specialen: “Shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë”

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në proceset gjyqësore të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur zhgënjimin e tij për vendimin e fundit të kësaj gjykate.

Në një intervistë për Klan News, Hill u pyet nëse ekzistojnë gjasa reale që Gjykata Speciale të shpërbëhet. Ai tha se për një çështje të tillë duhet të prononcohet një ekspert i së drejtës ndërkombëtare.

Hill theksoi se, në këtë fazë të procesit, rëndësi të veçantë ka planifikimi i hapave të ardhshëm nga ana e avokatëve të mbrojtjes.

“Jeni duke pyetur një diplomat për një çështje ligjore dhe do t’ju kërkoja që të flisni më mirë me një jurist të së drejtës ndërkombëtare. Përgjigjja ime është: Nuk e di, vërtet nuk e di. Ajo që di është se avokatët e palës mbrojtëse duhet të planifikojnë hapat e tyre të radhës.

Unë di po ashtu se duhet të kemi një zgjidhje të kësaj situate, e cila do të shihet në përputhje me drejtësinë dhe faktet. Shpresoj që kjo të ecë përpara në mënyrë pozitive dhe, ashtu si shumë njerëz të tjerë, edhe unë jam shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale gjatë viteve të fundit”, deklaroi Hill./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button