Mashtrime me zëra të klonuar: Policia Greke arreston dy persona

Policia Greke ka goditur një organizatë kriminale që dyshohet se përdorte Inteligjencën Artificiale për të klonuar zërat e të afërmve të viktimave, me qëllim kryerjen e mashtrimeve telefonike.

Dy persona, 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni në Nea Ionia të Atikës. Sipas policisë, ata vepronin si persona që merrnin para dhe sende me vlerë nga viktimat. Në momentin e arrestimit, dyshohet se sapo kishin marrë sende me vlerë rreth 30 mijë euro nga një banesë.

Dosja përfshin edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve janë identifikuar. Përfitimi i paligjshëm i grupit vlerësohet se i kalon 1 milion euro.

Sipas hetimeve, autorët paraqiteshin si punonjës të kompanive të energjisë ose telekomunikacionit. Ata siguronin mostra të zërit të një të afërmi të viktimës dhe më pas, përmes mjeteve të AI-së, krijonin një zë të klonuar për ta bërë mashtrimin më bindës.

Policia thekson se njohja e zërit të një familjari nuk mjafton më për të konfirmuar identitetin e një telefonuesi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button