Franca rrit masat për infrastrukturën kritike, Macron flet për kërcënim hibrid rus

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca dhe Europa po përballen me një shtim të kërcënimeve hibride që ai i lidh me Rusinë.

Pas një takimi me drejtues të partive parlamentare, Macron tha se natyra e agresionit rus po ndryshon dhe se nevojitet mbrojtje më e madhe e infrastrukturës kritike, përfshirë objektet e industrisë së mbrojtjes, nga sulmet me dronë dhe sulmet kibernetike.

Si shembuj të kërcënimeve të fundit, ai përmendi incidentin pranë kufirit Ukrainë-Poloni, ku një dron rus goditi një tren pasi një tren diplomatik, ku ndodheshin ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të tjerë, ishte larguar nga stacioni.

Macron iu referua gjithashtu rastit në Aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, ku autoritetet gjermane e kanë atribuar Rusisë një sulm të dyshuar me dron të mbushur me eksploziv pranë një avioni ukrainas. Rusia i ka mohuar akuzat.

“Ne nuk do të frikësohemi”, deklaroi Macron, duke theksuar se siguria e Europës lidhet drejtpërdrejt me luftën në Ukrainë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button