Karlos Sainz: Dua të largohem me me një titull

Gara e Abu Dhabit në Formula 1, e fundit e këtij sezoni, është gara e fundit me makinën Ferrari edhe për pilotin spanjoll Karlos Sainz. Ai do të lagohet nga skuadra italiane për t’i lënë vendin Luis Hamiltonit. Gjithsesi, para se të zbresë nga makina ditën e diel, ai dëshiron ta mbyllë me nder këtë aventurë.
“Të largohesha nga Ferrari me titullin kampion për konstruktorë të fituar do të ishte gjithçka për mua. Do të ishte lamtumira perfekte pasi kam dhënë gjithçka në 4 vitet që kam garuar me këtë makinë. Nuk dua të them se do të jetë e pamundur, por do të përpiqemi deri në fund. Mendoj se do të jetë emocionuese dhe intensive, jo vetëm sepse do të jetë gara ime e fundit me Ferrari. Unë jam i kënaqur me formën në të cilën arrita këtu. Do të jetë një betejë e ngushtë, jo vetëm mes nesh dhe MekLarenit, pasi ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh në një sezon kaq të vështirë mes skuadrave më të mira,” tha mes tjerash pilot i Ferrarit, Karlos Sainz.
Ferrari synon titullin kampion për konstruktorë, teksa ndodhet 21 pikë pas rivalëve të MekLarenit në renditje.