Njohja Izrael-Kosovë, reagon Ambasada Amerikane në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar pas marrëveshjes diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë i është gëzuar zyrtarizimit të njohjes reciproket mes dy vendeve.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, ka shkuar ambasada.

Sot Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, normalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

LEXO EDHE:

Back to top button