UEFA e FIFA përkrahin FFM-në dhe Muamed Sejdinin

Federata e Futbollit të Maqedonisë shpalosi dokumentin zyrtar të UEFA-së, e cila i jep përkrahje të plotë në mosmarrëveshjen mes FFM-sëdhe Agjencisë për Rini Dhe Sport, rreth kërkesës për harmonizimit të statutit me Ligjin për Sport.

FIFA dhe UEFA përkrahin Federatën e Futbollit të Maqedonisë, që statuti të jetë pjesë e rishqyrtimit të plotë, kur të zgjidhet Këshilli i ri Drejtues dhe mos të bëhen këto ndryshime para Kuvendit Zgjedhor. Revizioni I statutit të FFM-së nuk është në drejtim të harmonizimit e të njëjtit me statutin e FIFA dhe UEFA-së, por edhe në drejtim të harmonizimit me legjislacionin kombëtar. Besojmë se FFM mund të organizojë procesin zgjedhor në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim,” thuhet mes tjerash në kumtesën e FIFA-s dhe UEFA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button