Gjykimi për vrasjen e dyfishtë, provat treguan se Vanja dhe Pançe u qëlluan në kokë

Gjykimi për vrasjen e dyfishtë, provat treguan se Vanja dhe Pançe u qëlluan në kokë

Me prezantimin e provave materiale nga prokuroria vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi. Sipas asaj që u paraqit në gjykatë, provat treguan se si Vanja dhe Pançe u qëlluan në kokë. Sipas provave të autopsisë, Vanja është qëlluar nga një distancë e afërt. Dëshmitë për Zhezhovskin tregojnë se në momentin që është qëlluar, ai ishte në pozicion të shtrirë, me kokë të përkulur. Ljupço Palevski-Pallço, Vlatko Keshishov, Bore Videvski, Velibor Manev akuzohen për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, të ndodhura në fund të nëntorit të vitit të kaluar, si bashkautorë dhe Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës, i cili akuzohet se i ka ndihmuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button