Këto janë urimet e krerëve shtetëror për  Vitin e Ri

Këto janë urimet e krerëve shtetëror për  Vitin e Ri

Gazetar: Suad Bajrami

Krerët shtetëror dhe përfaqësuesit politik urojnë për vit të ri të suksesshëm dhe të mbarë, me shëndet dhe gëzim, duke premtuar angazhim më të madh për zhvillim ekonomik, drejtësi dhe kujdes ndaj vlerave të përbashkëta shoqërore, për një jetë më të mirë për qytetarët, shkruan Alsat.

“Ta ruajmë si nikoqirë të mirë, shtëpinë tonë të përbashkët. Dëshiroj që viti 2025 të jetë vit sukseseve, stabilitetit, gëzimeve dhe ëndrrave të realizuara. Të jetojmë në paqe, qetësi, harmoni me ata që i duam dhe na duan. Gëzuar viti i Ri”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

“Viti që vjen, na ofron mundësinë të punojmë për një shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar ku çdokush punon me dinjitet dhe prosperitet. Angazhimi i secilit është kyç për të arritur aspiratat tona të përbashkëta, prandaj përtej çdo dallimi le të punojmë bashkë për ta bërë realitet këtë shtet ideal me vlerat tona për përbashkëta. Së fundmi, më lejoni që në emrin tim persona, në emër të deputetëve dhe në emër të Kuvendit, të ju uroj një vit të ri me shëndet paqe dhe lumturi, për ju dhe familjet tuaja. Përzemërsisht gëzuar Vitin e Ri 2025”, uroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

“Vitit 2025 do të jetë vit i shpresës, optimizëm, suksese dhe shumë punë. Do të punojmë shumë dhe me përkushtim që të kemi sukses ta ndërtojmë Maqedoninë ashtu sikur të gjithë ju qytetarët e dëshironi dhe ashtu sikur të gjithë bashkë e meritojmë. Maqedonia e cila do të jetë sërish e juaja. Gëzuar dhe vit të ri të suksesshëm, të mbushur me shëndet, gëzim dhe shumë dashuri. Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

“Gjatë fushatës ju pata thënë, rrini rahat. Se çdokush që ka keqpërdorur do t’i vuajë pasojat dhe do të përballet me ligjin. Për ata që ende kanë hamendje dhe ngurrojnë, jeni të mirëpritur dhe keni mbështetjen time që të punojmë së bashku për çdolloj sugjerimi dhe përmirësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në vitin e ri paçi shëndet e begati në familjet e juaja, gëzuar”, u shpreh Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

“Të nderuar qytetarë, derisa e përcjellim këtë vit, dua të ju falënderoj për mbështetjen tuaj, për besimin tuaj te ne dhe në të ardhmen e vendit tonë. 2025-ta, le të jetë vit i fitoreve, shpresave të reja dhe punës së përkushtuar për një të nesërme më të mirë. Gëzuar Vitin e Ri, ju dëshiroj shëndet, gëzim dhe dashuri në shtëpitë e juaja, bashkë do të ndërtojmë shtet në të cilin të gjithë do të jemi krenar që jetojmë. Shpresa, le të jetë fanari jonë, ndërkaq besimi fuqia jonë”, theksoi Venko Filipçe, kryetar i LSDM./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button