Rita Ora blen rezidencën përrallore

Rita Ora është tashmë pronare e një rezidencë super luksoze, me vlerë 8 milion 137 paund!
Këngëtarja, e cila theu dy herë rregullat e Covid-19, zotëron gjashtë dhoma gjumi, në veri të Londrës, shkruan “Mirror”.

Zona në të cilën ndodhet rezidenca është e njohur edhe për shumë personazhe të tjerë të famshëm, si për modelen Kate Moss, aktorin Jude Law, yllin e rrokut Noel Gallagher etj.

Babai i Ritës, Besniku, ishte dëshmitar në momentin kur 30-vjeçarja nënshkroi dokumentin e hipotekës.
Ora aktualisht ndodhet në një karantinë 14-ditore në Sidnei të Australisë për shkak të rregullave të pandemisë për këdo që udhëton drejt këtij shteti. Këngëtarja ka shkuar në Australinë e largët pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”.

LEXO EDHE:

Back to top button