Ja se si dukej Jonida Vokshi kur ishte vetëm 17 vjeçe

Jonida Vokshi është bërë pjesë e ekranit në një moshë shumë të re dhe duhet thënë se është ndër vajzat e televizionit që nuk ka prekur asgjë në portret që nga fillimi i karrierës. Jo më kot është cilësuar si një nga moderatoret e aktoret më simpatike dhe vazhdon ende të mbajë këtë titull që është bërë nënë e një vajze. Koha nuk ka ndikuar aspak tek ajo dhe këtë gjë sapo na e ka vërtetuar me një foto të rrallë nga adoleshenca.

Jonida ka ndarë sot në Instagram një foto kur ka qenë 17 vjeçe, atëherë kur nuk ishte ende shumë e njohur për publikun. Si për rastësi, edhe në atë kohë Jonida ka pasur balluke të prera, njësoj si sot. Dhe nëse i vëmë në krahasim foton e vjetër me një të realizuar së fundmi, vështirë se do të gjeni qoftë edhe një ndryshim të vogël. Ajo vazhdon të ruajë ende të njëjtin portret të ëmbël, si atëherë nga koha e adoleshencës.

Kujtojmë se Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë në qershor të vitit të shkuar. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën vendosi së bashku me partnerin e saj, Besnik Krapin, që ta quanin Emi. Vetëm 6 muaj pas lindjes së vajzës ajo u rikthye sërish në televizion, për të drejtuar Ftsivalin e Këngës së bashku me Blendi Salaj.

LEXO EDHE:

Back to top button