Alioski në radarin e Valadolidit në La Liga

Alioski në radarin e Valadolidit në La Liga

Gazetar: Mahir Thaçi

Skuadra e Valadolidit është një nga skuadrat që janë të interesuar për firmën e reprezentuesit të Maqedonisë, Ezgjan Alioskit. Ky i fundit është pjesë e Al Ahlit dhe disa ditë më parë ishte informata se do të qëndrojë deri në fund të sezonit te skuadra arabe, pasi që është pjesë e futbollistëve për Ligën e Kampionëve në Azi. Kontrata e tij skadon në qershor, ndërsa ai ka të drejtën e bisedimeve që të zhvillojë edhe në merkaton e janarit.

Anësori te Mançester Junajtedi, brazilani Entoni, është afër që të largohet nga ”Old Traford”. Ky i fundit pritet të largohet në fotrmë të huazimit dhe destinimi i tij do të jetë La Liga, më saktësisht te skuadra e Real Betisit. Do të jetë vetëm huazim i thjeshtë, pa opsion të blerjes, me “Djajtë e Kuq” që thuhet se do të paguajë një pjesë të pagës së tij.

Bernando Sopaj, ka shënuar fitoren e parë në artet e përziera marciale të UFC-së. Sopaj në Ingëllvud të SHBA-së, mposhti Riki Turkiosinin, me vendim unanim, pas tri raundeve. Kujtojmë se Sopaj ka debutuar në UFC, në muajin mars të vitit të kaluar, ku u mposht me nokaut në raundin e tretë nga braziliani Vinicius Oliveira. Në sfidën kryesore të mbrëmjes së 311 të UFC-së, Islam Makhaçev mbrojti titullin e tij në peshën e lehtë me një fitore përmes dorëzimit në raundin e parë kundër Renato Moikanos.

Në Melburn janë zhvilluar sfidat e para të raundit të katërt të Grand Slam-it “Australian Open”. Karlos Alkaraz përfitoi nga tërheqja e Xhek Draperit, në fund të setit të dytë dhe avancon më tej. Kualifikohet gjermani Aleksander Zverev, që mundi 3-1 Ugo Humbert. Në çerekfinale shkon edhe serbi Novak Gjokoviç, që mundi 3-0 Jirzhi Lehecka. Një bilete par në 1/8 e finales e siguroi edhe amerikani Tomi Poll, që mundi 3-0 Alehandro Davidoviç Fokin. Te femrat, numri 1 në botë, Arina Sabalenka mundi me 2-0 Mirra Andreeva. Kualifikohet në çerekfinale edhe Koko Gauf, Paulla Badosa e Anastasia Pavliçenkova./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button