Mediat izraelite: Netanyahu do të udhëtojë drejt Uashingtonit javën e ardhshme
Mediat izraelite: Netanyahu do të udhëtojë drejt Uashingtonit javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po planifikon të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, raporton agjencia e lajmeve Walla, duke cituar zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.
Por nuk ka ende asnjë konfirmim nga zyra e Netanyahut apo Shtëpia e Bardhë.
Media izraelite raporton se nëse ndodh udhëtimi, atëherë Netanyahu do të jetë lideri i parë i huaj që do të takohet me Trump në mandatin e tij të dytë.
Burimet izraelite thonë se vizita varet nga shëndeti i Netanyahut. Ai aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni.
Avokati i Netanyahut këtë javë kërkoi që klienti i tij të lejohej të dëshmonte vetëm një herë në vend për tre herë gjatë javës së ardhshme në gjyqin e tij për korrupsion, për shkak të atyre që ai tha se ishin komplikime mjekësore pas operacionit të fundit të heqjes së prostatës nga kryeministri. Kërkesa u refuzua.