Man. Siti gati 170 mln euro për dy yjet e Bajer Leverkuzenit?!

Man. Siti raportohet se po synon të shpenzojë afër 170 milionë euro në përpjekje për të transferuar dy lojtarë nga i njëjti klub. Ky sezon ka qenë poshtë pritshmërive për Sitin deri më tani, pasi ata momentalisht gjenden në pozitën e dytë në Prmeir Ligë, me 15 pikë mbrapa Liverpullit.
Në Ligën e Kampionëve, të besuarit e Pep Guardiolës përfunduan jashtë top tetëshes më të mirë dhe tani do të takohen me kampionin në fuqi Real Madridin. Si rezultat i sezonit të tyre të dobët, Man. Siti e pati me patjetër që të intervenonte gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lojtarë si Vitor Reis, Abdukodir Khusanov, Omar Marmoush dhe Niko Gonzalez, u transferuan për të rritur kualitetin në ekipin e Guardiolës. Sidoqoftë, tashmë është raportuar se Man. Siti po synon të përforcohet edhe në verë dhe ata do tentojnë transferimin e dy yjeve të Bajer Leverkuzenit.
Siç ka bërë me dije “Caught Offside”, Siti po monitoron nga afër dyshen Florian Virtz dhe XHeremi Frimpong. Është sugjeurar se kampioni në fuqi i Anglisë e ka pozicionuar më së miri veten për të transferuar këtë dyshe e cila do t’i kushtonte atyre afro 170 milionë euro.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi ata do të përballen me konkurrencë nga ekipe të tjera si Arsenal, Liverpulli, Real Madridi, Bajern Munihu dhe Paris Sen Zhermeni.