Atalanta nuk ndal akuzat: Futbolli po shkon në një drejtim që nuk pëlqen

Tek Atalanta ndjehen të vjedhur pas humbjes në Ligën e Kampioneve 2-1 përballë Klub Brizh me një penallti shumë të diskutueshme në minutat shtesë të ndeshjes të akorduar nga gjyqtari turk Halil Umut Meler.

Lojtarët dhe trajneri Gasperini kanë protestuar ashpër në fushë dhe kanë treguar edhe para kamerave pas ndeshjes këtë pakënaqësi“Gjyqtari ishte shumë arrogant. Nëse i pyet 100 persona nëse është penallti, askush nuk të thotë “po””, ishin fjalët e Sharl De Ketelare pas sfidës në vendlindjen e tij. Më i ashpër ishte komenti i trajnerit Xhampiero Gasperini.

“Qartësisht duket se po infektojmë edhe Europën, është dramë që po infektojmë futbollin. Duke dëgjuar lojtarë dhe trajnerë, të gjithë kanë një ide krejtësisht të ndryshëm për faullet. Drama janë kontaktet, të gjithë hidhen për të vjedhur apo fituar një të verdhë apo penallti. Futbolli tani shkon në një drejtim që nuk ka aspak lidhje me lojën. E pranojmë por nuk i njohim më këto rregulla dhe padyshim nuk më pëlqen.

A dha gjyqtari shpjegime?

Jo, sigurisht, por nuk është çështje e argumentimit. Tani duhet të vrapojmë si pinguinë, pasi filluam të kërcejmë si pinguinë. Tani rregullorja është larg asaj që thonë lojtarët. Futbolli po bëhet një sport krejtësisht tjetër”, tha Gasperini i dëshpëruar pas sfidës.

LEXO EDHE:

Back to top button