Alkaraz: Nuk më i intereson çështja e Sinerit, fokusohem te sezoni im

Spanjolli Karlos Alkaraz ka refuzuar të komentojë vendimin për të pezulluar për tre muaj italianin Janik Siner, i cili ka arritur marrëveshje me Agjencinë Antidoping “WADA” dhe do të mungojë për 90 ditët e ardhshme.

Alkaraz është një nga rivalët kryesorë të Sinner-it, ndaj gazetarëve u interesuan se çfarë mendonte ai për këtë situatë, por i riu spanjoll tha hapur se nuk ishte aspak i interesuar dhe po fokusohej vetëm tek performancat e tij.

“Kishte shumë dramë rreth çështjes Sinner, por mua nuk më intereson më kjo. E di që disa tenistë ankohen për penalltinë e vogël, por nuk jemi ne ata që vendosim. Unë jam i fokusuar në paraqitjet e mia këtë sezon dhe nuk dua që asgjë të më shpërqendrojë. Të gjithë jemi në situata të mira ose të këqija ndonjëherë, kjo është natyra e sportit. Dua që ne të gjithë të jemi të pastër para vetes, përpara Zotit dhe para fansave tanë të sinqertë”, tha Alkaraz.

Siner do të jetë jashtë fushës për tre muajt e ardhshëm, por nuk ka gjasa që rivalët e tij më të mëdhenj (Alkaraz dhe Zverev) të mund ta rrëzojnë atë në kreun e listës së ATP-së.

LEXO EDHE:

Back to top button