Zelensky i gatshëm të tërhiqet nga presidenca nëse garanton paqen në Ukrainë

Zelensky i gatshëm të tërhiqet nga presidenca nëse garanton paqen në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se ishte gati të largohej nga presidenca nëse kjo do të thoshte paqe për Ukrainën, duke bërë shaka se ai mund ta shkëmbente largimin e tij me hyrjen e Ukrainës në NATO.

“Nëse do të thotë paqe për Ukrainën, nëse është vërtet e nevojshme që unë të largohem nga pozicioni im aktual, unë jam gati”, tha Zelensky, i cili u shfaq mjaft i irrituar, siç vëren Reuters, në një konferencë për shtyp kur u pyet nëse ishte gati të largohej nga pozicioni i tij nëse kjo do të garantonte paqen për Ukrainën.

“Dhe unë mund ta shkëmbeja menjëherë largimin tim për anëtarësim në NATO, nëse do të kishte një kusht të tillë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan Donald Trump është pro mbajtjes së zgjedhjeve në Ukrainë. Ai e quajti Zelensky një “diktator të pazgjedhur”, me sa duket duke iu referuar mandatit zyrtar pesëvjeçar të liderit ukrainas, i cili skadon në vitin 2024.

Mandati i tij duhej të përfundonte në maj të vitit të kaluar dhe zgjedhjet fillimisht ishin caktuar për në prill 2024, por ndihmësit e tij thanë se, në përputhje me kushtetutën e Ukrainës, zgjedhjet mund të mbaheshin vetëm gjashtë muaj pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Kushtetuta e Ukrainës, sipas interpretimit të tyre, ndalon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Kritikat e Trump ndaj Zelenskit erdhën pasi marrëdhëniet midis dy liderëve janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit. Zelensky kundërshtoi idenë e mbajtjes së zgjedhjeve në mes të luftës, një pozicion i mbështetur nga kundërshtarët e tij kryesorë politikë të brendshëm.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se ai dëshiron që Trump të jetë një partner i Ukrainës, si dhe më shumë se një ndërmjetës midis Kievit dhe Moskës.

“Unë me të vërtetë dua që të jetë më shumë se vetëm ndërmjetësim… kjo nuk mjafton,” tha ai në një konferencë shtypi në Kiev.

LEXO EDHE:

Back to top button