Lejkers dhe Xhejms “thyen” Oklahomën në kohën shtesë
LeBron Xhejms ka shënuar 28 pikë për t’i ndihmuar Los Angeles Lejkers për të fituar në kohën shtesë me rezultat 119 – 112 kundër Oklahoma Citit. Xhejms gjithashtu regjistroi 14 kërcime dhe 12 asiste, derisa skuadra e tij shënoi fitoren e pestë radhazi. Montrez Harrell shtoi 21 pikë për Lejkersin dhe Denis Schroder me 19 pikë. Aktualisht vetëm Juta Xhazz është para Los Anxhelos Lejkersit në tabelën e përgjithshme për sa I përket fitoreve dhe disfatave në sezonin e ri.
Kurse, në formë të mirë ishte edhe Stefon Kerri që realizoi 32 pikë për Golden Stejtin, por nuk ishin të mjaftueshme për fitoren kundër San Antonio Sparsit.
Rezultatet:
Oklahoma 112 – 119 LEJKERS
Rokets 94 – 119 HORNETS
Kavaliers 113 – 119 SUNS
BUCKS 125 – 112 Nuggets
Ëarriors 100 – 105 SPURS
RAPTORS 128 – 113 Grizzlies