Shpëtimi Mustafa dhe Gazi: Kumanova i ka artistët, na mungon një ansambël
Shpëtimi Mustafa dhe Gazi: Kumanova i ka artistët, na mungon një ansambël

Këngëtari Shpëtim Mustafa ishte instrumentisti Gazmend Arifi ishin të ftuar në “Ftesë në studio” ku me moderatoren Xhemazije Rizvani folën për këngët që i kanë bërë bashkë të shoqëruara me çifteli e kitarë.
Shpëtimi tha se kanë realizuar shumë këngë bashkë me Gazmendin dhe ende po realizojnë.
Të dy pedagogë, Shpëtimi i muzikës, Gazmendi i informatikës konstatuan se të rinjtë dëgjojnë këngët që i servohen dhe si trend komercializmi do të kaloj.
Duke qenë se Shpëtimi në repertor ka këngë të rralla e të bukura shqipe ai tha se e edukon rininë me muzikë se shumë shpesh i ka ndodhur që një këngë që në fillim e kanë e dëgjuar, më pas e kanë kërkuar dhe në fund e kanë mësuar.
Më tej ata folën për Kumanovën si qytet me shumë artistë por që ende nuk kanë hapësira ku bëjnë prova artistët, një qendër kulturore pasi kjo ekzistuesja nuk i hap dyert për shqiptarët.
‘Të ketë një ansambël, pasi kuadrin veç e ka”- theksoi Shpëtimi./Alsat.mk