Trajneri Guardiola zbulon objektivin e Mançester Sitit

Sezoni mund të quhet i kompromentuar për ekipin e Man. Sitin, që u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe tashmë nuk ka asnjë shans real për të mbrojtur titullin në Premier Ligë. Humbja ndaj Liverpullit e la lënë Man. Sitin 20 pikë pas “ The Reds”.

Ndaj, trajneri Pep Guardiola ka vendosur objektiva të tjerë për skuadrën e tij, ku më madhori për pjesën e mbetur të sezonit është kualifikimi në  Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Man. Siti është aktualisht në vendin e katërt dhe i kualifikuar, por rivaliteti është I madh, ndërkohë që rezultatet kanë qenë me luhatje.

“Tashmë e rëndësishme është të ruajmë këtë pozicion deri në fund. Nuk është e lehtë pasi ka katër ose pesë ekipe që luftojnë, por është ajo që është. Ne do të përpiqemi. Nëse ndodh, është sepse e meritojmë, nëse jo, sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë. E thjeshtë“, tha Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button