Bajerni nuk heq dorë nga Florian Virtz, nis bisedat me Leverkuzenin

Florian Virtz padyshin është një nga yjet më të spikatur të futbollit gjerman. Me formën e tij ka arritur ta shndërroj Bajer Leverkuzenin, në një skuadër elitare në Bundesliga, si dhe në Evropë. Mirëpo siç raporton gazetari gjerman Florian Pletenberg, një nga rivalët e Bundesligës siç është Bajern Munihu janë të vendosur për të bërë gjithçka që ta sjellin atë në “Allianz Arena”.

Idealisht, ata duan ta sjellin atë këtë verë, kjo është arsyeja pse klubi po planifikon ulje pagash dhe shitje lojtarësh për të financuar lëvizjen. Nëse jo këtë vit, Virtz pritet t’i bashkohet Bajernit më së voni deri në vitin 2026. Bisedimet tashmë kanë filluar dhe po vazhdojnë, me Uli Henezin të përfshirë drejtpërdrejt.

Leverkuzeni mbetet i qetë dhe ende shpreson për një zgjatje të kontratës. Megjithatë, zgjatja përtej vitit 2027 ka të ngjarë të jetë e vështirë të arrihet pa një klauzolë lirimi.

Këtë sezon Virtz, ka arritur të shënojë 15 gola dhe 13 asistime në 37 paraqitje për kampionët në fuqi të Gjermanisë./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button