Karim Benzema tregon arsyen e vërtetë për largimin nga Real Madridi

Karim Benzema ka marrë pjesë në programin “Los Amigos de Edu” me gazetarin Edu Aguirre, ku ka diskutuar për tema të ndryshme.  Sulmuesi francez reflektoi mbi karrierën e tij të mrekullueshme në ‘Santiago Bernabeu’ teksa diskutoi edhe për aventurën e tij aktuale në Arabinë Saudite.

Benzema zbuloi se ai u largua nga Real Madridi në kohën e duhur, pasi ka arritur gjithçka që mund të arrinte.  Pasi fitoi një sërë titujsh dhe siguroi “Topin e Artë”, ai u ndje se ishte më mirë të largohej në formë të lartë se sa të rrezikonte që niveli i tij të bie sezonin e ardhshëm.

“Unë kam bërë gjithçka. E nisa si fëmijë dhe i dhashë fund si burrë. Me të gjithë titujt dhe Topin e Artë, unë doja të largohesha me kokën lartë. Askush nuk e di se si do të paraqitesha vitin e ardhshëm”.

 

Ai gjithashtu qartësoi se nuk e kishte në plan që t’i bashkohej ndonjë klubi i cili konkurron direkt me Real Madridin, si Paris Sen Zhermeni apo Man. Siti.

 

“Për mua, Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe nuk doja të shkoja dhe të konkurroja për një tjetër skuadër që mund të konkurrojë ndaj Madridit si PSZH ose Siti,” tha mes tjerash Benzema.

LEXO EDHE:

Back to top button