Tragjedia në Koçan /Gjendja e të lënduarve është stabile, 5 pacientë kthehen në vend
Tragjedia në Koçan /Gjendja e të lënduarve është stabile, 5 pacientë kthehen në vend

Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan të cilët po trajtoheshin jashtë janë kthyer në vend. Njëri prej tyre ishte mjekuar në Greqi, ndërsa katër të tjerët në Spanjë. “ Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore në Greqi dhe Spanjë, për çfarë iu shprehim falënderim. Shtabi i Krizës në kuadër të Ministrisë së Punëve dhe Tregtisë së Jashtme vazhdon të koordinohet për pacientët e lënduar dhe ndihmën ndaj familjeve të tyre” ka shkruar ministri Timço Mucunski. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, pritet që ata të lirohen për trajtim në shtëpi. /Alsat.mk