Mickoski kritikon vendimin për Mensur Pajazitin, kërkon të shqyrtohet puna e gjykatësit
Mickoski kritikon vendimin për Mensur Pajazitin, kërkon të shqyrtohet puna e gjykatësit

Kryeministri Hristijan Mickoski kritikoi ashpër vendimin gjyqësor të një dite më parë për dënim me vetëm dy vjet burg për Mensur Pajazitin, pas aksidentit në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Teodora Ristevska. Mickoski kërkoi nga Këshilli Gjyqësor të shqyrtojë punën e gjykatësit që ka dhënë vendimin dhe të rishikojë rastin. Ai shtoi se nuk ka njeri në vend që mendon se ky vendim ka qenë i drejtë. Këtë deklaratë kryeministri e dha në promovimin e trupit koordinues për parandalimin e korrupsionit. /Alsat.mk