Kallas: BE-ja mbështet rrugën e Tiranës drejt BE-së
Kallas: BE-ja mbështet rrugën e Tiranës drejt BE-së

Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ajo u shpreh se BE mbështet rrugën e Tiranës drejt BE-së.
“Ajo që dëshiroj të them, është që nuk ka ndonjë qark të shkurtër për të arritur me anëtarësimin në BE me reformat. Ju keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE….Reformat e BE-së kanë disa faza në lidhje me sundimin e ligjit. Së pari është miratimi i reformave dhe faza e dytë është zbatimi i tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët, që të shohin se të gjithë po e marrin shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit”. Deklaroi Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian. /Alsat.mk