Mucunski: Bilateralizmi dëmton gjithë rajonin

Mucunski: Bilateralizmi dëmton gjithë rajonin

Bilateralizmi dëmton gjithë rajonin dhe krijon praktikë që në të ardhmen edhe për shtetet e tjera të parashtrohen kushtëzime dypalëshe si për Maqedoninë e Veriut, tha ministri i jashtëm Timço Mucunski në konferencën e përbashkët me homologun e tij malazez, Ervin Ibrahimoviq. I pyetur nëse kanë tentuar të takohen me përfaqësuesit e qeverisë së re në Bullgari, Mucunski tha se vazhdimisht kërkojnë takim por nuk po marrin përgjigje pozitive nga qeveria bullgare. Megjithatë, Mucunski nuk premton zgjidhje të shpejtë sa i përket rrugës eurointegruese të vendit.

“Por ne kemi pozicion të qartë e që jam i bindur se përputhet me qëndrimin e çdo qytetari se duhet t’i japim fund këtij procesi të bilateralizmit dhe padrejtësi sepse çfarë nëse nesër pranohet ajo që kërkohet nga ne, çfarë nëse nesër ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe pas gjashtë muajsh përsëri jemi në situatë të njëjtë. Përsëri do të duhet dialog, përsëri do të duhet bisedime por përsëri do të ngecë procesi i negociatave’, deklaroi Timço Mucunski – Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button