Tragjedia në Koçan, vazhdon kthimi I pacientëve nga jashtë
Tragjedia në Koçan, vazhdon kthimi I pacientëve nga jashtë

Vazhdon kthimi i pacientëve të lënduar në tragjedinë në Koçan, të cilët po trajtoheshin jashtë vendit. Sot kthehen pesë pacientë nga Serbia, ndërsa jashtë vendit mbeten edhe 33 pacientë. Tre prej pesë pacientëve do të jenë nën vëzhgim në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, një në Klinikën Shën Naumi i Ohrit dhe një pacient me kërkesë personale vazhdon trajtimin në një klinikë private. Aktualisht në vend po trajtohen gjithsej tre pacientë. Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar kthimi i një pacienti nga Belgjika, i cili do të jetë nën vëzhgim në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. /Alsat.mk