Tërmeti në Kolumbi, rreth 150 të vdekur dhe qindra të plagosur
Gazetare: Amila Rashiti
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë ka lënë rreth 150 persona të vdekur dhe qindra të tjerë janë të plagosur, sipas të dhënave nga autoritetet dyshohet të ketë ende persona nën rrënoja dhe bilanci i tërmetit mund të ndryshojë.
Ekipi i shpëtimit vijon operacionin në vendet më të prekura, Pereira dhe qytete të Kolumbisë Përëndimore janë zonat më të goditura. Dëme të shumta janë raportuar në ndërtesa, rrugë, spitale madje edhe aeroporte.
“Thuhet se pak më parë nxorën gjallë një vajzë të vogël, ndërsa mëngjesin e sotëm dikush u shpëtua nga apartamenti në cep, pak më poshtë. Do të shpëtojmë një grua të moshuar, të gjallë.” – Banorë i Kolumbisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndihmë prej 15.5 milion dollarë, ata gjithashtu njoftojnë që po monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshme të mbështesin autoritetet kolumbiane. /Alsat.mk








