Ndjek gjurmët e babait, Jubank Xhunior mund Konor Benin

Kris Jubank Xhunior fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj patriotit të tij Konor Ben, duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë IBO, në peshën e mesme.
Dueli i zhvilluar në stadiumin e Totenham ishte një spektakël i vërtetë, me dy boksierët që dueluan pa pushuar asnjë sekondë nga raundi i parë deri tek i 12-ti. Aq sa në fund mezi qëndronin në këmbë. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Kris Jubankut Xhunior me rezultatin e njëjtë (116-112, 116-112, 116-112).
Kjo është fitorja nr.35 në karrierë për Eubank jr, që ka edhe 3 humbje. Ndërsa për Benn vjen humbja e parë në karrierë pas 23 fitoresh.
Një përballje që pritej me interes edhe për faktin se baballarët e tyre kishin dueluar 30 vite më parë. Kris Jubank Seniori pat fituar sfidën e parë ndaj Najxhell Benit, ndërsa dueli i dytë mes tyre përfundoi me barazim. Tashmë “stafetën” e patën djemtë e tyre, me Jubank Xhunior që ndoqi gjurmët e babait të tij./Telesport.al/