Rudiger kërkon falje nga gjyqtari për sjelljen e tij në finale të Kupës së Spanjë

Protesta e Antonio Rudiger në minutat e fundit të “El Klasiko”-s ka bërë bujë. Kjo erdhi pas një ndërhyrje të Kilian Mbapes ndaj Erik Garsias, në minutat e fundit të vazhdimeve të cilët Rudiger dhe Vinicius Xhunior, hodhën gjësende ndaj gjyqtarit.

Për këtë gjë reagoi edhe gjermani pas ndeshjes, duke kërkuar falje për veprimet e tij.

“Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time. Më vjen shumë keq për këtë, më fal gjyqtar. Ne luajmë një lojë shumë të mirë që nga pjesa e dytë. Pas 111 minutash nuk munda të ndihmoja më ekipin tim dhe para fishkëllimës së fundit bëra një gabim”, u shpreh Rudiger.

Gjermani, pritet të marrë një dënim të madh ku i cili pritet që të mungojë rreth 12 ndeshje, ku përveç tij karton të kuq morën edhe Bellingam dhe Vazkez./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button