Reali punon intenzivisht në transferimin e qëndërmbrojtësit të Arsenalit

Real Madridi dëshiron të mbajë situatën e qetë sa i përket përpjekjeve të tyre për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Uilliam Saliba, sipas një raportimi nga “Marca”.

Me Arsenalin që është ende në garë për trofe të mëdhenj, ‘Los Blancos’ kanë pasur një qasje diskrete për të mos penguar fokusin e ‘Topçinjve’. Sidoqoftë, prapa skenave, është thënë se Florentino Perez po përgatitet të bëjë një ofertë serioze për ta sjellë reprezentuesin francez në ‘Santiago Bernabeu’.

Arsenal’s William Saliba, left, celebrates after scoring his side’s second goal during the English Premier League soccer match between Arsenal and Manchester United at Emirates stadium in London, Wednesday, Dec. 4, 2024. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth)

Nuk është një sekret që Saliba po shihet si zgjidhja ideale për të udhëhequr mbrojtjen e Madridit nga sezoni i ardhshëm e tutje. Madridi e dëshiron atë, Saliba është në dijeni të kësaj dhe Arsenali gjithashtu e ka kuptuar interesimin në rritje. Në ndërkohë Dean Huijsen mbetet një alternativë e mundshme, por Saliba mbetet në krye të listës së dëshirave.

24-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027 dhe drejtuesit e klubit po shpresojnë se mund ta mbajnë atë, madje po punojnë për t’ia rinovuar kontratën.

LEXO EDHE:

Back to top button