Futbollisti më i shpejtë në botë është braziliani i panjohur i Santa Klara-s

Gabriel Silva i skuadrës portugeze Santa Klara, ka vendosur rekord për shpejtësinë më të madhe në futboll. Ndaj tij nuk ka shanse as Kilian Mbappe. Në një ndeshje ndaj skuadrës Familikao, Silva arriti shpejtësi maksimale prej 40.3 kilometra në orë.

Rekordi i mëparshëm ishte 39.21 kilometra në orë, i arritur nga Sven Botman i Njukasëllit, ndërsa Kilian Mbape ka arritur shpejtësi maksimale prej 36.7 kilometra në orë.

Sprinti i jashtëzakonshëm i Silvas ndodhi në minutën e 95-të të ndeshjes në stadiumin “San Miguel”. Skuadra po kërkonte kundërsulm pasi mbrojtësit larguan topin. Dhe në këtë moment 23-vjeçari brazilian arriti shpejtësinë për rekord. Shpejtësinë e arritur e ka prezantuar klubi i tij.

Sa për krahasim, legjenda e vrapimit në 100 metra, Usain Bolt, ka arritur shpejtësi maksimale prej 44.72 kilometra në orë, kur e vendosi rekordin botëror në disiplinën më atraktive të atletikës.

LEXO EDHE:

Back to top button