Minesota kalon në finalen e Konferencës, Bostoni zbut epërsinë

Minesota bëhet skuadra e parë finaliste e “play off”-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121-110 ndaj Golden Stejt, në sfidën e pestë gjysmëfinale. Skuadra e Timbervllsit fitoi 4-1 serinë ndaj Golden Stejt Uarriors, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, ashtu sikurse pat eliminuar edhe Lejkers në fazën cerekfinale.
Të gjithë titullarët realizuan mbi 14 pikë, ku u dalluan Randëll me 29 pikë e Eduards me 22 pikë. Te Golden Stejt sërish u ndje mungesa e Stefo Kerrit, i dëmtuar.
Në Konferencën e Lindjes, Boston fitoi 127-102 ndaj Nju Jorkut dhe mban ende gjallë shpresat për të mbrojtur titullin kampion. Nju jurkezët tashmë udhëheqin 3-2 serinë. Derik Uajt me 32 pikë dhe Xhejlen Braun me 26 pikë u dalluan për Seltiksin.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Klivlendi – Indiana, (1-4)
Boston – Nju Jork, 127-102 (2-3)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denveri, (3-2)
Minesota – Golden Stejt, 121-110 (4-1)