Del nga koma lideri i opozitës ruse Alexei Navalny


Alsat
07.09.2020 15:42
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë nga koma. Lajmin e kanë dhënë mjekët të cilët po kujdesen për shëndetin e tij.
“Pacienti ka dalë koma dhe është duke u mbajtur në ventilimin mekanik,” njoftoi spitali i Berlinit në një deklaratë. Ai po u përgjigjet stimujve verbalë. Mbetet ende shumë herët për të folur rreth efekteve afatgjata që mund të ketë lehë helmi i fortë. Mjekët mbeten në kontakt të ngushtë me bashkëshorten e Z otit Navalny. Pas konsultimit me gruan e pacientit, Charité sigurohet se vendimi për t’i bërë publike detajet e gjendjes së pacientit është marrë me pëlqimin e saj- thuhet në deklaratë.