Kartelat pagesore, ndihmë afatshkurtër


Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, punëtorët u përballën me shumë padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të tyre, dhe dekretet e ndihmës financiare ndaluan trendin e largimeve në masë nga puna.  Lidhja e Sindikatave thotë se çdo dekret që përfshinte punëtorët është realizuar me negociata të mëparshme me sindikatën dhe punëdhënësit, por që vendet e punës të mbeten të sigurta edhe në të ardhmen duhen edhe masa të tjera dhe projekte financiare.

https://www.youtube.com/watch?v=oY8bAz7rZkg

“Ne si LSM nuk duam të krijojmë raste sociale. Ne jemi punëtorë, duam të punojmë dhe të kemi punë të qëndrueshme ku me nder do t’i fitojmë pagat dhe kafshatën e gojës”‘-tha Darko Dimovski- kryetar i LSM.

Sipas aktivistit Zdravko Saveski, ndihma financiare shtetërore për qytetarët është blerje e kulluar e mirëqenies sociale. Saveski druan se situata do të jetë edhe më problematike që nga shtatori kur të thellohet kriza ekonomike pasi në këtë periudhë përfundon detyrimi i kompanive që kanë marrë ndihmë shtetërore për mbajtjen e të punësuarve.

“Ajo që u desh të bëjë Qeveria është ta ulë barrën e huamarrjes përmes aplikimit të tatimit progresiv esencial. Në vend që ta rritë jotransparencën në prokurimet publike në këtë periudhë të krizës shëndetësore, duke ju dhënë kapitalistëve shumë më tepër para sesa qytetarëve të thjeshtë që do marrin kuponë”, thekson Savevski.

Shteti për qytetarët përmes masave siguroi diku 30 milionë euro ndihmë financiare që ndahen përmes kartelave pagesore. Qëllimi i kësaj sipas autoriteteve është që gjatë krizës të mos ulet fuqia e konsumit tek qytetarët. Por, në të njëjtën kohë derisa shumicës së qytetarëve u ishin zvogëluar rrogat, ndërsa një pjesë e mirë e punëtorëve mbetën pa punë, punëtorët në administratën e shtetit të cilët më shumë se gjysma nuk shkojnë në punë, morën dhe ende marrin rroga të plota.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button