A e dini që Margot Robbie përfundoi me mijëra mavijosje pas skenave të nxehta me Leonardo DiCaprio-n

A e dini që Margot Robbie përfundoi me mijëra mavijosje pas skenave të nxehta me Leonardo DiCaprio-n

Një nga rolet më të famshme të Margot Robbie është në filmin “The Wolf of Wall Street”, ku partneri i saj është Leonardo DiCaprio.

Margot pranoi se para xhirimeve ishte shumë e pasigurt për pamjen e saj dhe mendonte se nuk mund të luante rolin e “bjondes më seksi”.

“Isha e tmerruar se mos njerëzit do ta shikonin filmin dhe do të mendonin: ‘Uf! Ajo nuk është mjaftueshëm e mirë’. Skenari thoshte se personazhi im ishte ‘bjondia më seksi e të gjitha kohërave’, dhe padyshim që unë nuk isha”, tha ajo në një intervistë për Wonderland.

Në filmin e lartpërmendur, ajo kishte disa skena eksplicite me DiCaprio-n dhe zbuloi se ishte aq nervoze saqë iu desh të pinte disa gota tekila para se të xhironte skenat.

“Nuk do t’ju gënjej, piva disa gota tekila për të filmuar skenën në dysheme. Isha shumë, shumë nervoz”, tha Robbie në shfaqjen BAFTA: A Life In Pictures.

Përveç kësaj, ekziston edhe një skenë e famshme e të bërit dashuri në një grumbull kartëmonedhash.

“Më shkatërroi shpinën. Kam marrë një milion prerje në shpinë nga të gjitha ato para! Nuk është aq joshëse sa duket. Nëse dikush planifikon të bëjë seks për një grusht parash: Mos e bëj!” tha Margot, duke shtuar:

“Kur dola nga shtrati, u ktheva për të marrë rrobën time dhe të gjithë mbetën pa frymë. Shpina ime ishte e mbuluar me mijëra gërvishtje të kuqe”, tha aktorja për Daily Mail.

LEXO EDHE:

Back to top button