Mickoski hedh poshtë akuzat e opozitës për punësime në bazë etnike dhe partiake

Mickoski hedh poshtë akuzat e opozitës për punësime në bazë etnike dhe partiake

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një interviste në Alsat, tha se respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë në Institucionet shtetëroee, duke hedhur kështu poshtë akuzat e opozitës për punësime etnike dhe partiake nga qeveria.

“Nuk pajtohem me atë që thotë opozita, posaçërisht opozita shqiptare ka një mesazh të tillë sepse përveç temës kombëtare, përkatësisht ndarjes etnike, nuk kanë temë tjetër. Nga ana tjetër, opozita maqedonase gjithashtu akuzon për punësime të tilla, por thonë – punësime partiake… Kur ishte hera e fundit që e dëgjuat opozitën shqiptare në Maqedoni të fliste për ekologjinë, për ekonominë, për arsimin, për bujqësinë…”, tha Mickoski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button