Vazhdojnë kërcënimet serioze për sulme të reja nga Izraeli dhe Irani
Vazhdojnë kërcënimet serioze për sulme të reja nga Izraeli dhe Irani

Gazetare: Ajnur Bafqari
Vazhdojnë kërcënimet serioze për sulme të reja nga Izraeli dhe Irani. Pas sulmeve të mbrëmshme iraninane në Telaviv, ku si pasojë ka të vdekur dhe lënduar, Izraeli kërcënon me hakmarrje dhe paralajmëron sulm të ri ndaj Teheranit. Ministri i mbrojtjes së Izraelit, ka theksuar se Teherani “do të digjet” nëse Irani vazhdon të qëllojë me raketa popullësinë civile izraelite.
“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa popullsinë civile izraelite, Teherani do të digjet.. Diktatori iranian po e mban peng popullin e Iranit dhe po tregon se ata, veçanërisht banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të lartë për dëmin kriminal të shkaktuar ndaj qytetarëve izraelitë”, tha Israel Katz, Minister i Mbrojtjes së Izraelit.
Bëhet e ditur se ushtria izraelite ka njoftuar sulme të mëtejshme ndaj kryeqytetit iranian.
“Avionët luftarakë do të rifillojnë sulmet e tyre ndaj objektivave në Teheran. Rruga drejt Iranit është shtruar”, deklaroi ushtria.
Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën kundër mbështetjes së Izraelit në sprapsjen e sulmeve iraniane, duke thënë se në të kundërt Irani do të shënjestronte bazat dhe anijet e tyre në rajon.
Kjo vlen nëse këto vende përpiqen të ndalojnë sulmet iraniane ndaj Izraelit. Po ashtu, Irani ka bërë të ditur se ka zhvendosur pajisjet në një vend të sigurt përpara sulmit ndaj centralit bërthamor të fortifikuar në Fordow. Zëdhënësi i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike, Behrus Kamalawdi, ka theksuar se dëmi jashtë centralit është i menaxhueshëm.
Irani mbrëmë iu kundërpërgjigj Izraelit, duke sulmuar Jerusalemin dhe Tel Avivin. Raportohet për të paktën dy të vdekur dhe 34 të lënduar, ndërsa të paktën 4 ndërtesa të banueshme janë dëmtuar rëndë.
Izraeli nga ana tjetër, ishte ai që i pari kishte nisur sulmet mbrëmjen e së enjtes, ku i tragetoi objektet nukleare. Agjencia ndërkombëtare për energji atomike e ngriti alarmin lidhur me qendrën nukleare në Isfahan.
Në sulm është qëlluar edhe qendra atomike Natans, por shefi i Agjencisë ndërkombëtare, Rafall Grosi ka deklaruar se nuk janë rritur nivelet e rrezatimit.
Izraeli, e arsyeton sulmin ndaj Iranit me atë që dëshiron ta pengojë vendin të ndërtojë bombë nukleare. Teherani i ka mohuar vazhdimisht akuzat në të kaluarën, duke pretenduar se programi bërthamor i vendit ka për qëllim ekskluzivisht qëllime paqësore. /Alsat.mk