Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare do të përfitojnë 10 mijë euro grante, ndërsa ata mbi këtë moshë deri në 7 mijë euro për hapje të biznesit

Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare do të përfitojnë 10 mijë euro grante, ndërsa ata mbi këtë moshë deri në 7 mijë euro për hapje të biznesit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare do të përfitojnë 10 mijë euro grante, ndërsa ata mbi këtë moshë deri në 7 mijë euro për hapje të biznesit. Nëse dy ose më shumë persona bashkëpunojnë, mbështetja arrin deri në 20 mijë euro. Deri në 4 mijë euro shtesë do të ofrohen për ata që punësojnë persona me aftësi ndryshe. Këto masa parashikohen në kuadër të planit të qeverisë për vetëpunësimin e të rinjve, që kap vlerën prej 40 milionë eurosh.

“Këto mjete financiare që do jepen nuk janë vetëm në formë taksative të shpërndara por edhe me mentorim, asistencë dhe trajnime të ndryshme nga lindja e idesë deri në realizimin e masës. Aplikimet tanimë janë të hapura dhe gjithkush në Agjencinë e Punësimit mund të aplikojë”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Nga Agjencia për Punësim thonë se përfitues mund të jenë jo vetëm të papunët, por edhe punëdhënësit, me qëllim uljen e papunësisë që aktualisht në nivel shtetëror arrin mbi 90 mijë persona, shumica prej tyre pa arsim të mesëm.

“Janë të rëndësishme këto masa sepse iu dedikohen personave të papunë dhe punëdhënësve, dhe me këtë kemi qëllim nxitjen e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë”, u shpreh Selajdin Beluli, Drejtor i Agjencisë për Punësim.

Kjo masë përfshin edhe gratë viktima të dhunës në familje dhe personat e kthyer nga shtetet e ndryshme evropiane, të cilët nuk kanë gjetur punë jashtë vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button