Ligji për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në rend të Komisionit për Kulturë
Ligji për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në rend të Komisionit për Kulturë

Në Kuvend sot do të mbahet mbledhja e dy komisioneve – Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik – Ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Bibliotekat, të dyjat në leximin e parë.
Në rend dite në Komisionin Juridik-Ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Çmimet Shtetërore, Propozim ligji për plotësimin e Kodit Penal, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Bibliotekat, të gjitha në lexim të parë.