Pirja e ujit në ditët e nxehta/ Shmangni shishet plastike
Pirja e ujit në ditët e nxehta/ Shmangni shishet plastike

Ditët e nxehta na shtyjnë të pimë më shumë ujë, dhe me të drejtë. Por ekziston një ‘por’ që nuk duhet neglizhuar uji, sidomos ai i ambalazhuar në shishe plastike, në temperatura të larta mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin.
Gjatë verës, shumë prej nesh mbajnë me vete shishe plastike me ujë, shpesh edhe i harrojmë në makinë që ‘vluan’ nga nxehtësia apo i lëmë nën diell. Por pak e dinë se konsumimi i ujit nga një shishe plastike e ekspozuar në të nxehtë mund të jetë toksik për trupin.
Kjo ndodh sepse, nën ndikimin e temperaturave të larta, substanca të dëmshme nga plastika kalojnë në ujin që pimë. Këto substanca mund të lidhen me çrregullime të tiroides, rritje të rrezikut për sëmundje metabolike dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.
Prandaj, pija e ujit nga një shishe plastike e ngrohtë nuk është ide e mirë.
Ka edhe një arsye tjetër për të qenë të kujdesshëm: temperaturat e larta nxisin shumimin e baktereve. Brenda pak orësh, uji në një shishe e lënë në nxehtësi mund të kthehet në një lëng toksik që mund të shkaktojë diarre ose edhe helmim ushqimor. Rreziku është veçanërisht i madh për personat me imunitet të dobët, fëmijët dhe të moshuarit.
Në ditë të nxehta, është e sigurt të pini ujë nga një shishe plastike vetëm nëse jeni të sigurt që nuk ka qenë e ekspozuar në temperaturë të lartë. Edhe më mirë, përdorni shishe prej qelqi ose çeliku inox, që janë më të sigurta.
Gjithashtu, pas hapjes së shishes, përpiquni ta konsumoni ujin brenda 1–2 orësh. Nëse uji ka erë ose shije të çuditshme, mos e pini, sepse kjo është shenjë që është kontaminuar.
Mos harroni të lani rregullisht shishet e ripërdorshme, për të shmangur grumbullimin e mikrobeve. Syri.net-newsbomb.gr