Zjarri në Vizbeg ndoti në masë të madhe ajrin në kryeqyteт, pulmologët: Tymi rrezikon mushkëritë

Zjarri në Vizbeg ndoti në masë të madhe ajrin në kryeqyteт, pulmologët: Tymi rrezikon mushkëritë

Gazetare: Linda Ebibi

Zjarret që kanë shpërthyer ditëve të fundit në vend ka ndikuar dukshëm rritjen e ndotjes së ajrit. Dje për gjatë gjithë ditës kryeqyteti ishte i mbuluar me tym për shkak të zjarrit në deponinë e Vizbegut. Pulmologët thonë se tymi i zjarreve është shumë i dëmshëm për mushkëritë, sidomos të pacientëve që vuajnë nga sëmundje të rënda të mushkërive.

“Fatkeqësisht po digjen hapësira ku ka edhe materiale të mbeturinave, d.m.th tymi dhe thërrimat që dalin nga ai zjarr janë shumë të dëmshëm për mushkëritë, pra aparatin respirator të njeriut, për gjithë njerëzit në përgjithësi, por veçanërisht janë më të prekur pacientët të cilët janë më sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe pacientët me sëmundje të ndryshme të mushkërive, këta janë të predizpozuar ta pësojnë shumë keq dëmin nga tymi dhe grimcat që lirohen nga ai zjarr”, deklaroi Zekirja Shahini, pulmolog.

Pulmologët apelojnë që qytetarët të mos afrohen në vende ku ka zjarre, ndërsa personat më sëmundje të mushkërive të mbartin maska dy tre ditë pas shuarjes së zjarrit.

“Kemi bërë apel që qytetarët, zakonisht pacientët tonë që janë me sëmundje pulmonare dhe me sëmundje tjera kronike të mushkërive të ruhen sa më shumë, të rrinë sa më larg zjarreve, të përdorin maska ose nëse në afërsi digjen zjarre apsolutikisht të mos hapin as dyer as dritare që ajri i ndotur të futet brenda, pasi sado pak në një sasi e ndalon futjen e tymit, të grimcave në aparatin respirator”, tha Zekirja Shahini, pulmolog.

Shahini thotë se varësisht prej shkallës së dëmtimit të mushkërive, personave që nuk kanë probleme shëndetësore i nevojitet deri në një javë nevojitet periudhë e shërimit, ndërsa tek ata me sëmundje më të rëndë të mushkërive nevojitet periudhë më e gjatë kohore për shërimin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button