Arb Manaj, thjesht i pandalshëm në Turqi

Sulmuesi Arb Manaj, edhe njëherë tjetër ishte vendimtar për skuadrën e Balikesirspor, duke shënuar dy gola në fitoren me rezultat bindës 3:0 ndaj Bursasporit. Sulmuesi 22-vjeçar realizoi në minutat 35 dhe 61, për tre pikë tejet të rëndësishme të skuadrës së tij, e cila tashmë është shkëputur paksa nga pjesa më e poshtme e tabelës.
Ish futbollisti i Trepçës ‘89, është huazuar te Balikesirspor në afatin kalimtar të janarit nga Keciorengucu. Edhe pse është vetëm sezoni i tij i parë në arenën ndërkombëtare, Arb Manaj ka shënuar plot shtatë gola dhe numëron edhe dy asiste në Ligën e Parë të Turqisë.