Ja me çfarë fotografish Rita Ora i uron ditëlindjen e 60-të të atit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur sot fotot më të ëmbla të fëmijërisë së saj, për t’i uruar ditëlindjen të atit. Kjo nuk është hera e parë që Ritën e shohim në poza fëmijërie, por gjithmonë kënaqemi me fotot e saj.

Këngëtarja ka qenë një vogëlushe shumë e ëmbël dhe lozonjare, e cila në fakt vazhdon të ruajë të njëjtat tipare edhe sot. Krahas pozave, Rita shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e 60-të babait tim të mrekullueshëm! Të dërgoj shumë dashuri!”

Duket se kjo ditëlindje i gjeti larg, për shkak të projekteve të shumta të Ritës.

Momentalisht, këngëtarja ndodhet në Australi ku nga interpretoi live këngën e saj më të fundit “Bang bang”, në një performancë mahnitëse nga ‘Sydney Opera House’.

Vokali i Ritës ishte në formën  më të mirë të mundshme teksa zëri i saj shoqërohej live nga orkestra. Shfaqja ‘Sydney Opera House’ u transmetua live në të gjithë botën.

Këngëtarja u zhvendos në Australi në fillim të muajit shkurt së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, pasi është përzgjedhur që të jetë pjesë e panelit të jurisë në spektalin “The Voice Australia”.

30-vjeçarja udhëtoi nga Londra për në destinacionin aktual, çka i solli asaj një karantinim 14-ditor. Aktualisht ajo është e lirë dhe po shijon kohën e saj në Australi.

LEXO EDHE:

Back to top button