Përfaqësuesi i Finlandës, Windows95man, emri i vërtetë Tim Keister, ka tërhequr sërish vëmendjen. Kur u shfaq në tapetin bruz, ai kishte veshur një bluzë me logon e Microsoft Windows 95 dhe xhinse.

Megjithatë, pjesa më interesante e veshjes së tij ishte xhaketa xhins në formë veze nga e cila doli dhe anëtarët e ekipit të tij e ndihmuan.

Windows95man do të garojë në gjysmëfinalen e parë me këngën “No Rules”.

Përfaqësuesja e Serbisë, Thea Dora, ka ecur në tapetin bruz, mu para Baby Lasagna, si dhe shumë pjesëmarrëse të tjera të Eurovizionit si Marina Sati nga Greqia, Kalin nga Austria, përfaqësuesit e Azerbajxhanit, Norvegjisë, Belgjikës dhe vendeve të tjera. .









