Gjini: U diskutua për dialogun, ka pasur diskutime edhe për dalje nga koalicioni me LDK


Nënkryetari i AAK-së pas mbledhjes sa strukturave të partisë tha se ka pasur diskutime për daljen nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, megjithatë sipas Ardian Gjinit, e vetmja pikë e cila ka qenë diskutabile është ajo e dialogut.

Ai ka mohuar që në këtë takim të sotëm është diskutuar edhe për postin e presidentit.

“Aleanca nuk ka diskutuar sot për dalje edhe pse ka pasur anëtarë që kanë munduar se nëse dialogu nuk prodhon rezultate edhe mund të ketë veprime të tilla. Por nuk është diskutuar sot për dalje”, ka deklaruar Gjini.

“Tema e vetme e diskutimit e ketë takim ka qenë tema e dialogut. Patjetër që ne si aleancë i përshëndesim të arriturat që kemi para vetës tani pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Ne mendojmë që dialogu si proces duhet ta shohim edhe një herë. Aleanca do të insistojë që disa detaje, disa elemente qenësore të dialogut të shihen edhe një herë. Për çka do të kemi edhe takime të tjera”, tha si.

Gjini ka shtuar se kërkojnë të arrihet më shumë me njohje të ndërsjellët të Serbisë.

“Pikë e cila është hequr. Mendojmë se në një të ardhme të afër duhet të jetë kjo pikë pasi që është qenësore gjitha tjerat marrëveshje mund të arrihen, por qenësore është njohja e ndërsjellët”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button