Shqipëri,13 viktima dhe 737 raste të reja me koronavirus

Vijon të mbetet e rëndë situata me Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 të vdekur dhe 737 raste të reja pozitive në 2470 testime të kryera.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria që nga fillimi pandemisë ka realizuar gjithsej 170.764 testime, ndërsa janë regjistruar gjithsej 32.196 raste em Cvoid-19. Numri i të shëruarve me statistikat e sotme shkon në 15.469. Vendi aktualisht ka 16.042 raste aktive, ndërsa betejën me koronavirusin e ri deri më tani e kanë humbur 685 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button