Kolumbi vaksinon mbi 360 mijë persona kundër COVID-19

Në shtetin e Amerikës Jugore, Kolumbi, deri më tani janë vaksinuar mbi 360 mijë persona kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se që nga 17 shkurti kur ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 e deri më tani janë vaksinuar 360.635 persona.

Më shumë persona janë vaksinuar në kryeqytetin Bogota me 69.551, ndërsa më pas shteti Valle del Cauca 39.546, Antioquia 37.088 dhe Amazonas 21.119.

Në Kolumbi, së fundmi kishin arritur 920.615 vaksina të kompanisë kineze farmaceutike Sinovac.

Deri më tani në vend janë raportuar 60.773 viktima dhe 2.285.960 raste me COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button